Forcat RENEA, ato të Sigurisë Kombëtare dhe drejtues të policisë ndodhen në Memaliaj, pas vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin pak para mesnatës.
Pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve janë ngritur në qytete të mëdha, si Gjirokastra, Fieri, Berati dhe Vlora.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në Gjirokastër.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 23:20, në Memaliaj, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbetën të vrarë: Shyqyri Kalemi, Marsel Cela si edhe Gledian Muka.
Plagë nga plumbat ka marrë edhe Artur Kalemi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.








