Elbasan- 13 persona janë arrestuar nga policia nën dyshimin se mashtronin shtetas të huaj për të investuar shuma parash në bursa fiktive.
Në pranga kanë rënë: -E. Ç., 29 vjeç, B. F., 46 vjeçe, Sh. I., 31 vjeçe, A. K., 32 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, F. P., 36 vjeçe, G. K., 23 vjeçe, R. L., 31 vjeçe, G. K., 29 vjeç, D. H., 38 vjeçe, S. D., 30 vjeç, A. K., 30 vjeçe, A. C., 24 vjeç, për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik", kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë që në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim administrator i ‘Call Center’ Gëzim Demollari 45 vjeç dhe janë vënë nën hetim 5 persona të tjerë.
Të arrestuarit mashtronin kryesisht shtetas italianë të cilëve u prezantoheshin si agjentë dhe përpiqeshin t'i bindnin që të investonin në bursën fiktive të Forex.
Policia ka sekuestruar 2 laptopë, 70 njësi kompjuterike dhe 33 celularë në cilësinë e provës materiale ndërsa ndërmarrja e regjistruar prej administratorit, kishte fshehur edhe të punësuarit, duke mos u paguar as siguracionet apo tatimet ndaj institucioneve shtetërore. Versus.al







