AKTUALITET /

Mbërritja e anijes në port, prokuroria e Durrësit sekuestron 102 kontejnerët me mbetje toksike

Teksa anija “Molive” ndodhet në radë në pritje për t’u futur në portin e Durrësit, prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin dhe dërgimin në një vend të sigurtë të 102 kontejnerëve me 2100 ton mbetje toksike të rikthyera në portin e qytetit.

Shkruar nga Versus
Mbërritja e anijes në port, prokuroria e Durrësit sekuestron 102
Anija "Molive" me 102 kontejnerë të mbushur me mbetje toksike

Durrës- Me t’u rikthyer në portin e qytetit bregdetar, anijes “Molive” i janë sekuestruar 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara si toksike.

Vendimi është marrë nga Prokuroria e Durrësit e cila që pas skandalit të publikuar në mediat e huaja, nisi hetimet për mbetjet toksike të cilat kompania Sokolaj i kishte blerë nga kompania “Kurum” si pjesë e një marrëveshje eksporti.

Në shkresën e prokurorisë kërkohet që kontejnerët me rreth 2100 ton mbetje të mos happen dhe të depozitohen në një vend të sigurtë ku të mos përbëjnë rrezik për sigurinë mjedisore dhe fizike.

“Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre”- thuhet ndër të tjera në shkresën e prokurorisë.

Mbërritja e anijes në port, prokuroria e Durrësit sekuestron 102
Urdhri i prokurorisë së Durrësit

Në gusht, prokuroria e Durrësit sekuestroi dokumentet e kompanisë "Kurum" ku dyshohet se u prodhuan mbetjet toksike të cilat më pas iu shitën kompanisë "Sokolaj". Anija “Molive” mbërriti mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit dhe u ankorua 1.5 milje larg. Ditën e djeshme pati protestë të organizuar nga Partia Demokratike dhe shoqëria civile në hyrje të Portit të Durrësit kundër rikthimit të mbetjeve të cilat cilësohen si kancerogjene. Sasia e mbetjeve me anijen e nisur nga porti i Durrësit në muajin korrik, u kthye nga Singapori pasi Tajlanda refuzoi pranimin e tyre. Rrezikshmëria e këtyre mbetjeve ka hapur debat të madh publik, teksa para një muaji u zhvillua një interpelancë mes PD-së dhe kryeministrit Edi Rama ku ky i fundit mohoi që mbetjet të jenë toksike dhe kancerogjene. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: