AKTUALITET /

Mbledhja për imunitetin e Ballukut, Braho dhe 2 prokurorë të SPAK të pranishëm në Kuvend

Në mbledhje shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit që ka zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Shkruar nga Versus
Mbledhja për imunitetin e Ballukut, Braho dhe 2 prokurorë të SPAK
Klodian Braho

Tre prokurorë të posaçëm ishin të pranishëm në Kuvend ku mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve ku do të vendoset nëse çështja për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku do të kalojë për votim në Kuvend ose jo.

Të pranishëm në mbledhje janë prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko si dhe kryeprokurori i posaçëm, Klodian Braho i cili sot merr zyrtarisht detyrën si kreu i ri i SPAK-ut.

Mbledhja nisi në orën 10:30, ndërsa ka patur debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës e cila kërkon që materialet në USB për Ballukun t'u jepen atyre. Socialistët e kundërshtojnë këtë kërkesë duke propozuar që ata të njihen me provat në USB vetëm duke i dëgjuar në sallë. Versus.al

Poll