AKTUALITET /

Mbyllja e TikTok pas vrasjes së 14 vjeçarit, gazetari lexon live sms-në që babai të Martin Canit: Djali nuk kishte Tik Tok

Gazetari Osman Stafa po analizonte vendimin e qeverisë iu referuar ngjarjes tragjike të vrasjes së 14 vjeçarit Martin Canajt, ai lexoi dhe një sms të cilin ia kishte dërguar babai i të miturit, ku shkruante se djali i tij nuk kishte TikTok.

Shkruar nga Versus
Mbyllja e TikTok pas vrasjes së 14 vjeçarit, gazetari lexon live
Martin Canaj

Qeveria miratoi sot vendimin për mbylljen e përkohshme të rrjetit social TikTok në Shqipëri.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu deklaroi para gazetarëve se mbyllja do të jetë për 12 muajt e ardhshëm me qëllim që të rishikohet vendosja e filtrave për të ndaluar materialet e dhunshme e bullizuese që qarkullojnë mes fëmijëve dhe të rinjve.

Ndërsa gazetari Osman Stafa po analizonte vendimin e qeverisë iu referuar ngjarjes tragjike të vrasjes së 14 vjeçarit Martin Canajt, ai lexoi dhe një sms të cilin ia kishte dërguar babai i të miturit, ku shkruante se djali i tij nuk kishte TikTok.

“Babai i Martin Canit më shkruan tani dhe më thotë se djali i tij nuk ka pasur TikTok. Edhe për Snapchat-in më thotë se nuk ka pasur informacion se ka qenë përdorues i këtij aplikacioni…për mua Snapchat është platformë më e rrezikshme.

Duhet të kuptojmë qartazi se cili është interesi i qeverisë, që e mbyll TikTok 2 muaj para zgjedhjeve…Pra si ka mundësi që mbyllet TikTok dhe jo Snapchat?”, tha gazetari./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: