AKTUALITET /

Me çakmak dhe një bidon benzine në dorë, 48-vjeçari tenton të djegë ish-gruan e vjehrrin

Kur mbërriti policia dhe vuri në pranga burrin, gruas dhe babait të saj ju ishte hedhur mbi rroba benzinë. Shtëpisë dhe makinës së tyre gjithashtu

Shkruar nga Versus

Me çakmak dhe një bidon benzine në dorë, 48-vjeçari

Mund të ishte kthyer në një tragjedi. Një 48 vjeçar në Taranto të Italisë ka lyer me benzinë dhe ishte gati t'i vinte flakën me çakmak ish-gruas dhe ish-vjehrrit. Policia e ndaloi burrin (emri i të cilit nuk është bërë i ditur) ndërsa me çakmak në dorë kërcënoi se do t’i vërë zjarrin ish-it dhe babait të saj. 48-vjeçari u arrestua në orët e vona të mbrëmjes së të martes në Crispiano (Taranto) për përndjekje dhe tentativë për zjarrvënie.

Ishte gruaja që nisi mesazhin SOS. Ajo telefonoi 112 duke thënë se ish-burri i saj i kishte shkuar në shtëpi dhe po kërcënonte se do t’i vinte flakën. Kur mbërriti policia, gruas dhe babait të saj ju ishte hedhur mbi rroba bidoni me benzinë.

Ish-burrii mbante një çakmak në dorë, ndërsa ish-vjehrri po përpiqej ta “çarmatoste”. Vetëm ndërhyrja e policisë parandaloi më të keqen që ishte një hap larg. 48-vjeçari u vu në pranga, ndërsa gruaja dhe babai i saj u shpëtuan. Nga hetimet e para rezulton se edhe shtëpia dhe makina ishin lyer me lëndën e djegshme.

Poll