Tiranë- Një tjetër operacion është finalizuar ditën e sotme ndaj një subjekti ‘Call Center’ që mashtronte shtetasit e huaj.
Në pranga kanë rënë 13 operatorë, mes të cilëve edhe administratori dhe shtetas të huaj. Në ambientin e përshtatur, të arrestuarit mashtronin shtetasit e huaj duke i bindur të investonin në bursa fiktive.
Administratori arrestohet gjithashtu se drejtonte një subjekt të palicensuar dhe të padeklaruar. Ky është operacioni i dytë në pak ditë që realizohet kundër subjekteve mashtruese për investimet në bursat fiktive.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Versus.al







