Autori i vrasjes së 34-vjeçarit, Darmend Keli, i cili është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme (24 gusht) menjëherë pas krimit të rëndë ka dhënë ditën e stome dëshminë e tij në polici për ngjarjen e rëndë.
Darmian Keli u shpreh se kishte parë të fejuarën teksa ngacmohej nga viktima dhe më pas kishte ndërhyrë.
Ai tha se si fillim i kishte folur nga ballkoni i shtëpisë dhe më pas kishte zbritur poshtë e pas ofendimeve dhe goditjeve nga ana e viktimës, Keli e kishte goditur me thikën që kishte marrë me vete.
“Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë. I fola nga ballkoni më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi. Pas përplasjes në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia”, ka dëshmuar ai.
Ndërkohë 34-vjeçari, Amarildo Hoxhallari fatkeqësisht ndërroi jetë në spital duke mos iu mbijetuar 4 plagëve të marra me thikë./ Versus.al







