AKTUALITET /

“Më ngacmonte gruan”, vrau të moshuarin dhe i mori paratë, autori: E bëra pasi pimë kafe në shtëpi

Autori Isuf Hasa pranoi krimin e kryer dhe u justifikua duke thënë se i moshuari e kishte bullizuar dhe i kishte ngacmuar gruan.

Shkruar nga Versus
“Më ngacmonte gruan”, vrau të moshuarin dhe i mori
Autori Isuf Hasa dhe viktima Xhemal Meta

Tiranë- Ditën e djeshme u zbulua një ngjarje tragjike e ndodhur në fshatin Shëngjin të Zall Bastarit, ku 81 vjeçari Xhelal Meta ishte vrarë me çekiç nga fqinji i tij 64 vjeçari Isuf Hasa.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, pasi i moshuari u gjet i pajetë në oborr, por pas verifikimeve u provua se ishte goditur me sende të forta pas koke.

Pas arrestimit, Hasa ka folur në polici ku ka pretenduar se i moshuari e kishte ofenduar.

“Më bullizonte dhe ofendonte madje edhe më ngacmonte gruan. Kishte ca kohë që nuk po e duroja dot më. E vrava pasi pimë kafe në shtëpinë e tij. Pasi e vrava i mora lekët që kishte sepse më kishte treguar vetë”- mësohet të ketë dëshmuar autori në komisariat.

I moshuari jetonte vetëm në banesë, ndërsa u raportua se autori e kishte vrarë dhe më pas i kishte marrë një shumë parash. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: