AKTUALITET /

"Me shpatull të thyer në spital", vëllai i policit që dhunoi kamarierin në Vlorë: E rrahën 15 veta, nuk e meritonte

Sipas vëllait të policit të dhunuar, ngjarja nuk është siç raportohet dhe pretendon se oficeri nuk e ka goditur kamarierin 18 vjeçar.

Shkruar nga Versus

"Me shpatull të thyer në spital", vëllai i policit

Flamur Isufi, vëllai i policit Ardian Isufi i cili u shfaq në pamje filmike duke dhunuar kamarierin 18 vjeçar të një lokali, ka thënë se vëllai i tij është rrahur nga 15 persona, duke pretenduar se nuk ka qenë ai që e ka goditur të riun.

Sipas tij, edhe gazetari Enrik Mehmeti që publikoi pamjet, e ka parë ngjarjen dhe në spital ku Ardian Isufi po merr ndihmë mjekësore pasi ka shpatull të thyer dhe fraktura në fytyrë, i ka thënë se nuk e meritonte këtë gjë.

“Meqenëse ky gazetari, Enrik Mehmeti, i ka të gjitha pamjet, le t’i dorëzojë të gjitha pamjet si u dhunua vëllai im. Enrik Mehmetin e kam takuar para policisë. Vëllai im është qytetar i thjeshtë në atë moment, të mbajë përgjegjësi për gabimet që ka bërë, nëse ka bërë. Vëllai im në këto momente është në reanimacion, me shpatull të thyer, me fraktura në fytyrë dhe Enrik Mehmeti ka qenë prezent the thotë: “Ardi, vëllai juaj, më vjen keq, nuk e meritonte, por ne nuk e dinim se si ishte situata”. Dhe unë i kam thënë: “Është turp i madh për ne qytetarët e Vlorës është turp, se pronari i lokalit është në shtëpi të vet dhe ne shqiptarët e kemi traditë, nuk të rrahim në shtëpi”, tha Flamur Isufi në A2Cnn.

Mes të tjerash, vëllai i policit kërkoi që edhe kryeministri Edi Rama të marrë informacionet e duhura mbi ngjarjen dhe që gazetari të publikojë edhe pamjet e dhunës ndaj policit Ardian Isufi.

“Megjithatë turpin ta mbajë ai. Unë tani kërkoj vetëm një gjë, zbardhjen e të vërtetës, ku rëndon faji te vëllai im, ku rëndon te të tjerët. Unë kërkoj të dalë e vërteta. Kur të dalë e vërteta edhe Kryeministri i Shqipërisë do të reagojë më ndryshe. Kryeministri nuk e di që personi që ka goditur me pëllëmbë nuk është vëllai im. Vëllai im është personi që futet t’i ndajë. Dua të dalin pamjet ku 15 vetë godasin vëllain tim, për më tepër që e dinin që ishte oficer policie, 2 vjet shef qarkullimi. Kryeministri i Shqipërisë duhet të marrë informacionin e plotë dhe të veprojë. Unë jam i bindur që nuk e ka informacionin e plotë”- u shpreh ai për mediat. Versus.al

Poll