AKTUALITET /

Mediat italiane ngrenë alarmin: Në Gjadër mungojnë 16 emigrantë!

Sipas procedurës aktuale, kërkesa për azil do të bënte që procesi të riniste nga e para, duke detyruar autoritetet shqiptare që të rikthejnë menjëherë emigrantin në Itali, prej nga është transferuar.

Shkruar nga Versus

Mediat italiane ngrenë alarmin: Në Gjadër mungojnë 16

Mediat italiane, duke iu referuar burimeve nga Partia Demokratike e Italisë, raportojnë se nga 41 emigrantë që zbarkuan së fundmi në kampin e Gjadrit në Lezhë, aktualisht kanë mbetur vetëm 25. Nuk dihet ende me saktësi nëse 16 emigrantët e tjerë janë rikthyer në Itali në pritje të riatdhesimit apo ndodhen në dhoma izolimi, pas revoltës që ndodhi dy javë më parë brenda kampit.

Situata mbetet e paqartë, ndërsa autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë ende një qëndrim zyrtar për këtë çështje. Në fokus të debatit është edhe një problem tjetër i ngritur nga mediat italiane: çfarë ndodh nëse një emigrant kërkon azil sapo mbërrin në Gjadër? Sipas procedurës aktuale, kërkesa për azil do të bënte që procesi të riniste nga e para, duke detyruar autoritetet shqiptare që të rikthejnë menjëherë emigrantin në Itali, prej nga është transferuar.

Kjo situatë po hap një diskutim të ri mbi marrëveshjen e emigracionit mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ngritur pikëpyetje mbi menaxhimin e rasteve të veçanta dhe respektimin e të drejtave të emigrantëve në territorin shqiptar. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: