AKTUALITET /

Megaoperacion në Shkodër, zbulohen parcela me mbi 14 mijë fidanë kanabis!

Pamjet nga ajri me helikopter zbuluan 4 parcela me kanabis të mbjella në zona të ndryshme të territorit të qarkut Shkodër.

Shkruar nga Versus
Megaoperacion në Shkodër, zbulohen parcela me mbi 14 mijë
Operacioni anti-kanabis në Shkodër

Shkodër- Katër parcela me mbi 14 mijë fidanë kanabis janë zbuluar nga policia falë monitorimit me helikopter. 

Në njoftimin e publikuar, bëhet me dije se në kuadër të operacionit "Territor i Pastër" janë zbuluar dhe asgjësuar konkretisht: 

10 777 bimë dhe fidanë cannabisi në njësinë administrative Shalë

2464 bimë cannabisi në njësinë administrative Kelmend

193 bimë cannabisi në njësinë administrative Qelzë. 

Megaaoperacioni do të vijojë nga ajri dhe nga toka. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e këtyre rasteve. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: