AKTUALITET /

Merrte pagesa për të kaluar emigrantët afrikanë nga Greqia në Shqipëri, arrestohet i riu sudanez në Korçë

Shkruar nga Versus

Merrte pagesa për të kaluar emigrantët afrikanë nga Greqia

Korçë- Një shtetas sudanez është arrestuar nga policia pasi u kap duke ndihmuar 6 emigrantë të tjerë të paligjshëm për të kaluar ilegalisht kufirin Greqi-Shqipëri. Në pranga ra 24 vjeçari nga Sudani me inicialet M.J i cili u kap në fshatin Drenovë.

Kundrejt pagesës ai kishte ndihmuar 6 bashkëatdhetarët e tij që të kalonin nga Greqia për në Shqipëri, ndërsa destinacioni i tyre final ishin vendet e Bashkimit Europian.

Materialet procedurale për këto raste iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll