AKTUALITET /

Mësuesi pedofil nga Librazhdi ngacmonte s*ksualisht dy nxënëse në shkollën ku jepte mësim, prokuroria nis hetimet për ngjarjen

Nga hetimet paraprake është ngritur dyshimi se mësuesi ka shfrytëzuar pozicionin e tij dhe situatat me prani të ulët nxënësish në klasë për të krijuar kushte që i lejonin të gjendej vetëm me viktimat dhe të kryente sjellje me natyrë seksuale ndaj tyre.

Shkruar nga Versus

Mësuesi pedofil nga Librazhdi ngacmonte s*ksualisht dy nxënëse

Fatmir Hoxha, mësues i lëndëve “Histori-Gjeografi” në shkollën  “Ali Hana” në fshatin Skënderbej, Prrenjas, është vënë nën hetim për veprën penale “Ngacmim seksual ndaj të miturve”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Sipas informacioneve të referuara nga Komisariati i Policisë Librazhd, kallëzimi është bërë më datë 16 prill 2025 nga drejtori i shkollës “Sali Halili” në fshatin Rrajcë, V.A., i cili kishte marrë informacione të besueshme se Hoxha kishte ngacmuar seksualisht dy nxënëse të klasës së VIII dhe të IX.

Pas marrjes së kallëzimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, janë kryer menjëherë veprime hetimore, duke përfshirë marrjen në pyetje të stafit shkollor dhe prindërve të vajzave të mitura, si dhe administrimin e dokumentacionit përkatës, përfshirë edhe vendimin për pezullimin nga detyra të Fatmir Hoxhës.

Nga hetimet paraprake është ngritur dyshimi se mësuesi ka shfrytëzuar pozicionin e tij dhe situatat me prani të ulët nxënësish në klasë për të krijuar kushte që i lejonin të gjendej vetëm me viktimat dhe të kryente sjellje me natyrë seksuale ndaj tyre.

Fatmir Hoxha u shpall në kërkim menjëherë pas nisjes së hetimeve, por nuk u gjet në banesë. Më vonë, në orët e mbrëmjes të së njëjtës ditë, ai u kap në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas, ndërsa po tentonte të largohej drejt Austrisë me avion. Në kushtet e rrezikut të arratisë, u urdhërua ndalimi i tij.

Prokuroria ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me prokurorë dhe oficerë të specializuar për çështje që përfshijnë viktima të mitur, ndërsa janë njoftuar njësitë për mbrojtjen e fëmijëve dhe strukturat përgjegjëse shtetërore. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar raste të tjera të mundshme të abuzimeve në të njëjtën shkollë nga i njëjti person. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: