AKTUALITET /

Meta kërkoi të transmetohet "live", sot nis gjyqi në themel ndaj ish-presidentit

Shkruar nga Versus
Meta kërkoi të transmetohet "live", sot nis gjyqi në
Ilir Meta

Sot në Gjykatën e Posaçme nis gjyqi në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurve të tjerë në dosjen hetimore që disponon SPAK.

Meta i cili është marrë i pandehur për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie, ka kërkuar që seancat e gjyqit në themel ndaj tij të transmetohen drejtëpërdrejt për qytetarët në mënyrë që të ketë transparencë të plotë.

Lidhur me këtë kërkesë ai iu drejtua me një letër të veçantë gjykatës së posaçme.

“Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik”- u shpreh ai në rrjetet sociale.

Kreu i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024 kur u mor me forcë nga një grup i forcave operacionale teksa po hynte në Tiranë. Imazhi i tij i fundit në publik është momenti i arrestimit.

Deri më tani, Meta ka mohuar të gjitha akuzat dhe pritet që për herë të parë të ketë një përballje direkte me prokurorët në sallën e gjyqit në prani të mediave. Versus.al

Poll