AKTUALITET /

Mjekësia shqiptare në zi, ndërron jetë Doktoresha e QSUT, Nexhmije Subashi

Ajo ka pasur një karrierë të shkëlqyer, duke shërbyer për shumë vite në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT).

Shkruar nga Versus
Mjekësia shqiptare në zi, ndërron jetë Doktoresha e QSUT,
Prof. Asoc. Dr. Nexhmije Subashi

Prof. Asoc. Dr. Nexhmije Subashi, një mjeke e njohur dhe shumë e respektuar në fushën e mjekësisë shqiptare, ka ndërruar jetë.

Ajo ka pasur një karrierë të shkëlqyer, duke shërbyer për shumë vite në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT).

Gjatë karrierës së saj, Prof. Subashi ka qenë mjeke laboratori, hematologe dhe pedagoge e angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.

Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj, duke e cilësuar këtë humbje si një goditje të madhe për mjekësinë shqiptare dhe për komunitetin profesional.

“QSU "Nënë Tereza" i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve për ndarjen nga jeta të Prof. As. Dr. Nexhmije Subashi.

Prof. Asoc. Dr. Nexhmije Subashi do të mbetet një figurë e njohur në fushën e mjekësisë shqiptare, me një karrierë të gjatë si mjeke laboratori, hematologe dhe pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Pushofsh në paqe prof. Nexhmije Subashi!”

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: