AKTUALITET /

E zuri masivi i dheu teksa po punonte me ekskavator në Burrel, gjendet trupi i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri

Pas gjashtë ditësh kërkimesh të pandërprera, të zhvilluara nga banorët e fshatit, Forcat e Armatosura dhe një njësi speciale nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, trupi i Ardit Beshirit është gjetur gjatë gërmimeve në masivin e inerteve. 

Shkruar nga Versus

E zuri masivi i dheu teksa po punonte me ekskavator në Burrel, gjendet

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupin e pajetë të Ardit Beshirit pas gjashtë ditësh kërkimesh. 29-vjeçari, ishte duke punuar në një kantier për nxjerrjen e kromit, i cili është në pronësi të një kompanie kineze në Klos, kur një masiv i madh dheu e ka zënë poshtë.

Pas gjashtë ditësh kërkimesh të pandërprera, të zhvilluara nga banorët e fshatit, Forcat e Armatosura dhe një njësi speciale nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, trupi i Ardit Beshirit është gjetur gjatë gërmimeve në masivin e inerteve. 

Trupi i 29-vjeçarit do t'i dorëzohet familjes Beshiri, e cila gjatë këtyre ditëve të vështira ka bërë thirrje të forta për të gjetur trupin e të birit që të kenë një varr ku të mund të vendosnin lule për të nderuar kujtimin e tij./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: