AKTUALITET /

Gjykata e Posaçme e Apelit ul dënimin për 'Grupin e zjarrit' në Lazarat! 10 vite për Arbjon Alikon

Shkruar nga Versus

Gjykata e Posaçme e Apelit ul dënimin për 'Grupin e

Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e 21.05.2019 të ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda mbi grupin e Lazaratit të dënuar në total me 52 vite burg. Togat e zeza dënuan përfundimisht me:

10 vite burg Arbjon Aliko dënohet (ishte dënuar me 13 vite burg)

8 vite burg Gurgaz Skënderi (ishte dënuar me 11 vite burg)

8 vite Enrik Skënderi (ishte dënuar me 10 vite burg)

 9 vite Alfred Proko ( ishte dënuar me 10 vite burg në mungesë)

Apeli i Posaçëm prishi edhe vendimin e ish-Gjykatës së Shkallës së Parë për krime të rënda për shtetasin Beqo Brahimi që ishte dënuar me 8 vite burg për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr” duke vendosur pushimin e çështjes ndaj tij për këto akuza, për shkak se me vendim gjyqësor të formës së prerë është dënuar për të njëjtat vepra penale.

Dënimet janë dhënë lidhur me ngjarjet e vitit 2014 në Lazarat.

Vendimi i Gjykatës së Posaccme të Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar),  më datë 09.05.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 18 akti, datë 18.02.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 42, datë 21.05.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda - disponuar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit G.S., E.S., A.P., dhe B.B., ndaj vendimit nr. 09, datë 02.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, dhe vendosi:

I. Ndryshimin e vendimit nr. 09, datë 02.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për të pandehurit A.A., G.S., E.S. e A.P. në këtë mënyrë:

1. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit A.A. me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

2. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal aktual, dënimin e të pandehurit G.S. me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

3. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal aktual, dënimin e të pandehurit E.S. me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

4. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal aktual, dënimin e të pandehurit A.P. me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.

II. Në bazë të neneve 428/1 (c), 328/1 (e) të Kodit të Procedurës Penale, prishjen e vendimit nr. 09, datë 02.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për të pandehurin B.B., akuzuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr” të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 151 të Kodit Penal dhe pushimin e çështjes ndaj tij për këto akuza, për shkak se me vendim gjyqësor të formës së prerë është dënuar për të njëjtat vepra penale.

III.Lënien në fuqi të vendimit nr. 09, datë 02.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për disponimet e tjera.

IV.Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: