POLITIKË /

"Ju jap fjalën e nderit, anulojmë të gjitha ligjet e Ramës, ju shlyejmë borxhin", Berisha bën premtimin e fundit

Ai e cilësoi trajtimin e tyre nga qeveria aktuale si një padrejtësi të rëndë që ka zvarritur të drejtat legjitime të qytetarëve.

Shkruar nga Versus

 

"Ju jap fjalën e nderit, anulojmë të gjitha ligjet e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mitingut përmbyllës të fushatës zgjedhore në Tiranë, lëshoi një sërë premtimesh të forta, duke u ndalur veçanërisht te çështja e ish-pronarëve, një nga temat më të debatueshme të tranzicionit shqiptar.Në prani të mijëra mbështetësve, Berisha deklaroi se nëse

Partia Demokratike vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit, “detyrimet ndaj ish-pronarëve do të shlyhen brenda mandatit të parë të qeverisjes”. Ai e cilësoi trajtimin e tyre nga qeveria aktuale si një padrejtësi të rëndë që ka zvarritur të drejtat legjitime të qytetarëve.

“Ne do t’i japim fund mashtrimeve dhe zvarritjeve. Brenda katër viteve të para, ne do të shlyejmë të gjitha detyrimet ndaj ish-pronarëve,” u shpreh Berisha.

Gjithashtu, ai premtoi anulimin e të gjitha ligjeve të miratuara nga qeveria Rama që, sipas tij, janë në kundërshtim me interesin publik dhe të drejtat kushtetuese. “Ligjet e Edi Ramës janë të krimit dhe korrupsionit. Ne do t’i fshijmë nga libri i shtetit,” theksoi ai. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: