AKTUALITET /

"U mora ID-të, si i bëhet për atë letrën falas", favore dhe marrja e kartave për të mos votuar, mesazhet e kreut të PSD në Malësi të Madhe

Shkruar nga Versus
"U mora ID-të, si i bëhet për atë letrën
Ardian Hysa dhe Tom Doshi, kreu i Partisë Socialdemokrate

Gjykata e Posaçme me firmë të gjyqtarit Erjon Bani rezulton të ketë miratuar kërkesën e agjentëve të BKH për kontrolle në mjetin personal dhe biznesin e Ardian Hysës, kreut të PSD-së në Malësi të Madhe.

Sipas informacioneve, Hysa është nën hetim për blerje votash. Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë referuar materialet në SPAK për blerje votash dhe mbledhje të kartave të Identitetit për të mos votuar.

Në telefonin e Hysës janë gjetur disa mesazhe me Florenc Kalajn, një qytetar i cili i kishte premtuar votën më 11 maj në këmbim të disa favoreve.

Florenc Tonin Kalaj: Per Zotin tash se di une jane pak vota e burr si i thone i kam te atyne qe janë njerzve te mi a kupton po une perzotin e kam i fije te veshtire me shku vete prej problemit qe kaт a kupton..".." Po se di neqoftese bahet na i gjo si i thone asaj fales me mujt me mare ate letren..",

Ardian Hysa: “Flasim prej afer..”

Pas disa minutash, Kalaj dhe Hysa komunikojnë përsëri dhe shprehen se do të flasin nëpërmjet platformës Whatsapp.

Një tjetër komunikim i datës 5 maj 2025, kryetari i PSD Malësi të Madhe merr një mesazh nga një tjetër person që i shkruan "..Aa ja itash ika prej Koplikut se pata ul ata me mar kartat..”. Pra një person që ka mbledhur kartat e qytetarëve për të votuar.

Sipas SPAK, nga përmbajtja e këtyre mesazheve krijohet bindja se Ardian Hysa në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar, janë përfshirë në blerje votash dhe marrjen e kartave të ID të qytetarëve me qëllim që këta të fundit të mos marrin pjesë në votime.

Vendimi i GJKKO:

1. Kontroll personal Ardian Hysa, kontroll biznesit të  Ardian Hysës, një oficinë e riparimit të pjesë mekanike, kontroll automjetit të tij Mercedes Benz

2. Kontroll personal Florenc Tonin Kalajt, lindur në Koplik, kontroll banesës së Florenc Tonin Kalaj. 

3. Kryerja e kontrollit personal dhe banesë për personat e mësipërm bëhet me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale. Kryerja e kontrolli sipas vendimit të GJKKO duhet të kryhet nga Hetuesit pranë SPAK.

Dje Partia Socialdemokrate reagoi lidhur me aksionin e SPAK në Malësi të Madhe duke pretenduar se asnjë prej anëtarëve të shtabit të saj elektoral, nuk është përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe se bëhet fjalë për një dezinformim dashakeqës. 

Në reagim pranoheshin kontrollet ndaj Hysës, por theksohej se policia nuk kishte gjetur asgjë të jashtëligjshme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: