Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të enjte në rrethrrotullimin e Rinasit, rreth 300 metra larg mbikalimit.
Sipas informacioneve paraprake, një person i ri ka përplasur katër automjete dhe më pas ka dalë në rrugë duke mbajtur një hanxhar në dorë, duke kërcënuar e ndjekur kalimtarët e rastit.
Fatmirësisht, tre efektivë të Forcave të Armatosura (konkretisht nga Forcat Speciale të Marinës – grupi i Bordingut) ndodheshin rastësisht në vendngjarje. Ata ndërhynë menjëherë, e shtrinë për tokë të riun, ia morën hanxharin dhe i vunë prangat, duke e mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e Policisë së Shtetit.
Identiteti i të arrestuarit ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht.
Ngjarja u denoncua fillimisht nga një qytetar pranë redaksisë së JOQ, i cili tha se incidenti ndodhi rreth 20 minuta para denoncimit.
“Joq pershendetje! Kam nje rast qe dua ta publikoni urgjent ju lutem! Para 20 min ne rrugen e rinasit ishte nje person me nje hanxhar ne dor qe kishte perplasur disa automjete dhe kercenonte kalimtaret e rastit me hanxhar. Aty rastesisht ishin 3 efektiva te forcabe te armatosura me saktesisht me sa morem vesh ishin efektiv te forcave speciale te marines detare grupit te bordingut qe nderhyn dhe e neutralizuan duke i hequr hanxharin qe mbante ne dor dhe i vun prangat dhe e mbajten te neutralizuar deri sa erdhen policia qe ben shoqerimin e tij. Ishte diku 300 m larg mbikalimit te rinasit. Ata cunat e ushtris ishin rastesisht aty. Ai kishte perplasur 4 automjete tjera dhe kishte dal me hanxhar ne dor dhe ndiqte njerezit e rastesishem aty”, thuhet në denoncimin e bërë nga qytetari pranë redaksisë së JOQ. (MESAZHI I PA REDAKTUAR)

