AKTUALITET /

"Mos fol më se po të rrahin", momenti kur policia maqedonase ndaloi studentët shqiptarë për 8 orë

Falë reagimit të ambasadës shqiptare, studentët u lanë të lirë për të vijuar udhëtimin drejt Shkupit.

Shkruar nga Versus

"Mos fol më se po të rrahin", momenti kur policia maqedonase

Janë publikuar momentet kur autobusi i studentëve nga Tirana që ishin nisur në mbështetje të protestës së bashkëatdhetarëve të tyre në Shkup, u ndaluan në kufi nga pala maqedonase, më pas u dërguan për 8 orë në një fshat të Kumanovës.

Falë ndërhyrjes së ambasadës shqiptare në Shkup, studentët më pas vijuan udhëtimin e tyre. Sipas studentëve, ata u mbajtën për orë të tëra pa ushqim, me justifikimin se po bëheshin verifikime ndaj tyre.

Në pamjet e publikuara dëgjohen edhe studentë të tjerë brenda autobusit të cilët të shqetësuar u kërkojnë shokëve të tyre që të mos debatojnë më me policët maqedonas. Versus.al

Poll