Moti i paqëndureshëm ka përfshirë Shqipërinë dhe rajonin. Me temperatura relativisht të larta për sezonin dimëror dhe reshje shiu, duket se kjo fundjavë do të përfshihet nga një masiv ajri i ftohtë duke sjellë ulje të konsiderueshme temperaturash.
Të shtunën, temperaturat maksimale nuk pritet t’i kalojnë 15 gradë celcius.
Ndërkohë të dielën, reshjet e shiut do të jenë prezente prej orëve të para të mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës duke përfshirë vendin me intensitet mesatar, dhe në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës. Në intervale të shkurtra kohore pjesërisht në veri dhe në jugperëndim parashikohen reshje me intensitet deri të lartë në formën e stuhive.
Sipas meterologëve reshjet e dëborës do të rikthehen, në Alpe dhe relievet malore veri-verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 600-700 metër me intensitet të ulët dhe mesatar. /Versus.al/







