AKTUALITET /

Mure të larta, kamera sigurie në çdo cep dhe tapet jeshil, pamjet nga kampi i refugjatëve në Gjadër (VIDEO)

Siguria duket të jetë parësore në kampin e ngritur për pritjen e emigrantëve në Gjadër ku shihen mure të larta dhe monitorim i gjithëanshëm me kamera.

Shkruar nga B.V

Mure të larta, kamera sigurie në çdo cep dhe tapet jeshil,

Autoritetet italiane morën në dorëzim kampin e ndërtuar në Gjadër ku pritet të akomodohen një pjesë e emigrantëve afrikanë që do të strehohen në Shqipëri deri në përpilimin e kërkesave të tyre për azil nga Italia.

Siç shihet në pamjet e siguruara, kampi në Gjadër është i pajisur me kamera të shumta sigurie dhe i mbuluar me tapet jeshil pothuajse në të gjithë hapësirën e tij.

Kampi është i rrethuar me mure të larta për të bërë të mundur që asnjë prej emigrantëve të mos arrijë të dalë. Nga disa prej aktivistëve për të drejtat e njeriut, kampi i ndërtuar në Gjadër është konsideruar edhe si burg ku nuk respektohen të drejtat minimale njerëzore. Versus.al

 

Poll