Greqi- Dy vëllezër shqiptarë më precedentë penalë të mëparshëm në shtetin fqinj janë arrestuar si autorë të dyshuar të shpërthimit me tritol të diskotekës ‘’Jacky O’’ në Athinë mbrëmjen e 7 tetorit të vitit të kaluar.
Në pranga kanë rënë Blerim dhe Besim Buçi, 41 dhe 32 vjeç. Ndaj tyre ishte aktiv një urdhër arresti për shkeljen e kushteve të qëndrimit, grabitje si dhe armëmbajtje pa leje. Ka qenë Besmir Buci ai i cili vendosi lëndën shpërthyese të improvizuar. Ndërsa rezultoi se makina që përdorën për këtë ngjarje u ishte siguruar nga bashkëpunëtori i tyre grek. I riu dëshmoi se ishte punësuar nga një çift që kishte llogari të pambyllura me pronarin e diskos.
“… Për bombën, më punësoi një çift që kishte hesape të vjetra, siç më thanë, me pronarin e dyqanit, dhe më dhanë 5,000 euro që të shkoja ta vendosja.”
Gjatë kontrolleve të kryera, u gjetën dhe u sekuestruan, një thikë palosëse, 8 telefona celularë, një pajisje telekomandimi me ekran, 2 fletore me shënime, veshje të përdorura gjatë shpërthimit. Versus.al

