AKTUALITET /

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, të mërkurën përcillet në banesën e fundit! Homazhe në Pallatin e Kulturës në Berat

Homazhet në nderim të tij do të mbahen më 25 mars në Pallatin e Kulturës në Berat, nga ora 11:00 deri në 13:00, ku familjarë, miq dhe kolegë do t’i japin lamtumirën e fundit.

Shkruar nga Versus
Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, të mërkurën
Namir Lapardhaja

Gazetari dhe publicisti i njohur, Namir Lapardhaja, ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare në Gjermani,në orët e para të mëngjesit, më 19 mars.

Shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë një trombozë në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Homazhet në nderim të tij do të mbahen më 25 mars në Pallatin e Kulturës në Berat, nga ora 11:00 deri në 13:00, ku familjarë, miq dhe kolegë do t’i japin lamtumirën e fundit.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 13:00, në varrezat e Burdulliasit, ndërsa namazi i xhenazes do të falet në Xhaminë Mbret.

Lapardhaja ishte një qytetar i angazhuar, publicist dhe kritik letrar, i njohur për analizat dhe opinionet e tij në media.

Ai ishte autor i librave, eseve dhe një numri të madh artikujsh, të cilat do të mbeten trashëgimia e tij kulturore.

Figura të njohura të medias dhe politikës shprehën ngushëllimet e tyre dhe vlerësuan kontributin e tij në zhvillimet politike dhe shoqërore në vend./Versus.al

Poll