AKTUALITET /

Akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës, GJKKO jep vendimin për pronarin e kompleksit 'Golden', Altin Hajrin

Për të njëjtën çështje, më herët është dënuar me burgim të përjetshëm edhe Festim Bexhdili, i shpallur fajtor për rolin e tij në këtë ngjarje. Altin Hajri u dënua me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prenga, një krim i lidhur me trafikun e drogës dhe i hetuar nga SPAK.

Shkruar nga Versus
Akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës, GJKKO jep vendimin për
Jan Prenga/ Altin Hajri

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me burgim të përjetshëm Altin Hajri për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020 në Kamzë.

Sipas vendimit të trupit gjykues, provat e administruara gjatë procesit kanë qenë të mjaftueshme për të provuar përfshirjen e Hajrit në këtë krim të rëndë, megjithëse ai ka mohuar akuzat përmes mbrojtjes së tij ligjore, duke deklaruar se nuk kishte dijeni për planin e rrëmbimit.

Për të njëjtën çështje, më herët është dënuar me burgim të përjetshëm edhe Festim Bexhdili, i shpallur fajtor për rolin e tij në këtë ngjarje.

Hetimet kanë zbuluar se rrëmbimi dhe vrasja e Prengës lidhen me vjedhjen e 260 kilogramëve kokainë në Portin e Portsmouth-it nga persona të afërt me viktimën.

Sipas SPAK, urdhri për rrëmbimin dyshohet se është dhënë nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi, ndërsa organizimi është kryer nga persona të tjerë të përfshirë në çështje.

Rrëmbimi i Jan Prengës u realizua më 17 janar 2020 nga disa persona, ndërsa çështja mbetet një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit në vend./Versus.al

Poll