AKTUALITET /

"Ndihem keq", Florjan Binaj: Nuk e shoh më Portokallinë, aktorët janë të trishtuar, s'ka më krijimtari

Binaj u shpreh mes të tjerash se aktorët nuk kanë më entuziazëm për të krijuar personazhe të reja.

Shkruar nga Versus

"Ndihem keq", Florjan Binaj: Nuk e shoh më Portokallinë,

Florjan Binaj, kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, njihet më së shumti për faktin se ka qenë dikur një prej figurave kryesore të spektaklit të humorit “Portokalli” ku qëndroi për 18 vite.

I ftuar së fundmi në podkastin “Mirëmbrëma yje” të Arbana Osmanit, aktori deklaroi se nuk e ndjek më emisionin dhe se ndihet keq sa herë që e sheh.

“Nuk e shoh Portokallinë, ndihem keq kur e shoh. E kam provuar ta shoh 5 minuta dhe më vjen keq. Nuk dua të shoh diçka ku kam kaluar 18 vite të jetës sime në atë gjendje. Ka rënë entuziazmi,” – tha ai duke shtuar se mungon fryma krijuese që dikur e karakterizonte këtë program.

“Po t’u shohësh sytë aktorëve, janë të gjithë të trishtuar. Kanë ngelur po te ato personazhe, nuk kanë entuziazëm për të bërë personazhe të reja. Tani ke 5-6 vite që ke po të njëjtat personazhe,” – theksoi aktori i njohur Florjan Binaj i cili tani drejton programin Piranjat.

Deklarata e tij ka ngjallur reagime në rrjete sociale, pasi për shumë vite “Portokallia” ka qenë një ndër programet më të ndjekura të humorit në vend dhe e bëri tepër të njohur Florin me personazhet e spikatura që ai luajti ndër vite. Versus.al

Poll