AKTUALITET /

Ndihmoi porositësit të merrnin sasi nga nafta kontrabandë e sekuestruar, lihet në burg polici që u korruptua

Shkruar nga Versus
Ndihmoi porositësit të merrnin sasi nga nafta kontrabandë e
10 mijë eurot që efektivi i mori ryshfet për të ndihmuar porositësit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg efektivin e policisë Armand Marvataj, që dyshohet se ka përfituar 10 mijë euro për ta lejuar porositësit e saj të marrnin një sasi të konsiderueshme nafte e bllokuar në Durrës. Efektivit të Policisë, Marvataj i ishte caktuar detyra të ruante anijen “AYAZANOYBYA” të Tanzanisë, e sekuestruar më 13 janar të këtij viti me 200 ton naftë kontrabandë.

Sipas SPAK, nxjerrja e lëndës djegëse është bërë në mes të ditës, rreth orës 15:00 të 27 janarit në Porto Romano, ku anija ishte ankoruar që prej sekuestrimit me vendim gjykate.

Agjentët e AMP dhe Policia e Durrësit, bënë ri-këqyrje të anijes, përfshirë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në Porto Romano, të cilat kanë filmuar momentet e nxjerrjes së naftës, e cila është marrë me tub përmes një pompe dhe është ngarkuar në autobot. Nga ekspertimi i mostrave të marra në anije rezultoi se nafta ishte zëvendësuar me ujë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: