AKTUALITET /

Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Ai akuzohet se gjatë kohës që mbante postin e kryeministrit ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve mbi truallin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Shkruar nga Versus
Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet
Sali Berisha në SPAK

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”, të vendosur nga gjykata.

Ai akuzohet se gjatë kohës që mbante postin e kryeministrit ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve mbi truallin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Edhe vetë Malltezi përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 5.4 milionë euro përmes një projekti ndërtimi, përfitime të cilat lidhen me vendime të marra nga qeveria e drejtuar në atë kohë nga vjehrri i tij./Versus.al

Poll