MAGAZINË /

U akuzua për kultivim dr*ge, gjykata në Australi shpall të pafajshme Belina Pupën, aktori: Mos paçi të tilla raste

Në argumentin kryesor të dhënë, çifti shprehej se banesa ku ishin gjetur shkeljet ishte e tyre, por e kishin dhënë me qira.

Shkruar nga Versus

U akuzua për kultivim dr*ge, gjykata në Australi shpall të

Australi- Gjykata ka shpallur të pafajshme Belina Pupën, bashkëshorten e aktorit Elvis Pupa pas një akzue për kultivim lëndësh narkotike në një banesë të regjistruar në emrin e saj.

Pas vendimit, Vis Pupa e ndau lajmin me ndjekësit në rrjetet sociale ku falenderoi të gjithë mbështetësit përgjatë këtyre muajve.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Mos paçi të tilla raste që t’jua shpërblejmë”, shkruan ai.

Në maj të këtij viti Belina Pupa doli para gjykatës në Australi nën dyshimin e përfshirjes në veprimtarinë e paligjshme të kultivimit të lëndëve narkotike dhe lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike. Ajo tha se ambienti ku ishin gjetur shkeljet, është në pronësi të saj, por e kishtë lëshuar me qira. Së fundmi edhe gjykata i ka dhënë fund dosjes duke rrëzuar të gjitha akuzat ndaj saj. Versus.al

Poll