AKTUALITET /

Nga aleatë në armiq, Alibej rrëfen si nisi krisja me Çopjat: Në Angli e kalonin kokainën me kuaj! Sueli u vodhi 2 kg në Itali

Shkruar nga Versus
Nga aleatë në armiq, Alibej rrëfen si nisi krisja me
Vëllezërit Endrit dhe Erion Alibej, Suel Çela, Hajdar Çopja

Në një rrëfim të gjatë, i penduari i drejtësisë Erjon Alibej ka treguar të gjithë rrjedhën e përfshirjes së tij në grupe kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe nisjen e konfliktit me vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja të cilët dyshohen si ekzekutorët e vëllait të tij Endrit Alibej.

Alibej zbuloi mes të tjerash edhe njohjen me të shumëkërkuarin Suel Çela për të cilin madje tha se në Itali u kishte vjedhur Çopjave 2 kg kokainë. Ai tregoi sesi ishte dënuar padrejtësisht në Itali nën akuzën e grupit kriminal me të vëllain pavarësisht se ende nuk ishte përfshirë në fushën e trafikut të drogës.

Më pas rrëfeu se u zhvendos në Angli ku falë dokumenteve greke të siguruara nga Çopjat, kishte arritur të kryente trafik të madh kokaine. Alibej dëshmoi gjithashtu sesi Çopjat kryenin trafikun e drogës nga Anglia drejt shteteve të tjera duke përdorur kuaj.

Rrëfimi i Alibejt:

Dënimi në Itali dhe takimi me vëllain e tij dhe Çopjat

Vij nga një familje ku babi na la të vegjël pasi vdiq, jemi familje e respektume ne qytet, ishte vllai që emigroi në fillim në Greqi, pastaj në Itali, nga 2006 deri në 2018, është marrë me punë të paligjshme trafikant droge, un s’u përzieva u kujdesja per familjen se kisha nënën e sëmurë, Endriti eshte marrë vetëm me drogë, në 2009 shkoi në Hollandë, vëllai im ishte 2 vjet më i madh, unë në 2010-tën shkova në Itali me mar ilace për 2 javë, Endritin e kërkonte Italia gjate kësaj kohe, diten e fundit që do kthehesha më arrestoi policia dhe u denova 3 vite e 4 muaj sikur isha pjesëtar i grupit megjithëse s’kisha lidhje, pasi u lirova ne 2012-en Endriti ishte serish ne Hollande dhe më dërgoi një vajzë që me mori, shkova në Rotherdam, e gjeta me Hajdar Copjën, njohje e hershme, më tha Endriti donte ta ndihmonte se sa kishte ardhur në Hollande sa te gjente nje shtëpi

Endriti kishte shumë lidhje edhe me shtetin në Hollandë, të gjithë donin te punonin me të. Kam patur shoqëri me Suel Çelën, Hajdar Çopjan e njihja familjarisht, Elbasani është i vogël njihemi që femijë. Ne s’kemi pas probleme apo ti kemi hyrë në hak dikujt, vetëm se na kanë pas borxh.

Endriti kishte baze dhe ne Angli, un kisha shumë kohe pa fol dhe e taku Suel Çelën për shkak të një hatërmbetje në lidhje me Arjan Spahiun per trafikun e Droges. Një ditë më tha endriti po vjen tek shtepia sueli me sokol sanxhaktarin, un nuk doja ti takoja, Sueli e filloj hershëm trafikun në Itali ku dhe u arrestua, në Itali Sueli i vodhi Hajdar Çopjas 2 kg kokaine, Sueli shoqërohej me Klodian Çopjan që Hajdari e kishte kushëri te dytë.

Zhvendosja në Angli dhe bashkëpunimi me Çopjat

Këmbengula të ikja në Angli për të punuar sepse Endriti kishte borxhe dhe doja ta ndihmoja ti lante, shkova me kamion, në fillim ndenja tek xhaxhai Arben Dylgjeri, se kishte idenë ca pune do bëja, kisha mundësi të furnizohesha dhe shitja kokainë por hasa veshtirësi për shtëpi, Hajdar Çopja bënte transport me kuaj rrugë shumë e sigurt, nga Gjermania bëhej nisej deri në Belgjikë e Hollandë.

Në Angli shkova dhe tek shtëpia Franc Çopjas rrinte ne Totenham, e kontrollonte punen me telefon, shkova te një agjenci për shtëpi e mora dhe fillova të punoj shumë mir, arrita te laj një borxh shumë te madh që kishte Endriti në atë kohe, punën e ngrita të mirë dhe te madhe saqe rashë në sy dhe po mu permente emri, ishte kohë krize se skishte shumë mall po kapeshin shumë dërgesa, punova me shumë shqiptar atje, i pari që bashkepunova atje ishte nje Ylli nga Rrogozhina dhe Klodi nga Durrësi.

Kapja e ngarkesës së drogës së Çopjave

Në Angli pas disa kohesh erdhi nje Ilir Lloshi që bente organizimin e punës për Hajdar dhe Franc Çopjën, me tha qe Franc Çopjas i ndodhi një problem me transportin e kuajve të drogës, ju kap një ngarkesë. Bëra dokumenta te falsifikuara greke me emrin Kristadhio, me ndihuan Çopjat.

Vazhdova punen fuqishem me shitjen e kokaines ne Angli, dua te shpjegoj se eshte e paverte që lufta ka nis për nje ngarkesë prej 50 kg droge, Ilir Lloshi eshte shok femirije i hajdar copjas, me coi nje sms dhe me tha dua te takoj se jam shumë keq, më tha qe jam te shpia një djali qe quhej Foksi, dhe ky shok femirie i Hajdar Çopjas, Ilir Lloshi më coi foto ishte me sy te nxirë e kishin goditur, shkova tek shtepia e Foksit, dhe me tha desh më vranë, i shpëtova nga duart anglezve, i thash të paskan masakru, më tha qe erdhi nje ngarkese prej mbi 50 kg e ca kokaine Francit, un me kta copjat s’po flisja më në kete kohe, më tha qe kjo ngarkesë ishte grabitur, kishte shkuar policia tek shpia ku mbahej, e mora 2 javë këtë Ilirin në shtëpi, me shpjegoi se franc copja kishte nje ortak anglez, morëm vesh se në shtepinë ku mbahej droga kishin lidh një djal nga Elbasani dhe kishin marr çfarë kishin gjetur. Versus.al

Poll