
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni ku u godit grupi kriminal me 4 të rinj nga Kosova të cilët trafikonin armë zjarri drejt Shqipërisë.
Versus.al mëson se të rinjtë, Blerim Krasniqi 28 vjeç, Benjam Shala 20 vjeç, Edonis Thaçi 25-vjeç dhe Muhamet Krasniqi, 20 vjeç, ishin nën hetim prej shtatë muajsh ndërkohë që aktiviteti i tyre kriminal kishte filluar rreth një vit më parë. Armët e zjarrit shiteshin me çmime nga 1500 deri në 3 mijë euro për grupe kriminale.
Hetimet kanë zbuluar se grupi trafikonte armë zjarri në Tiranë, Vlorë, Sarandë, Korçë dhe destinacion final ishte Greqia.
Siç edhe u raportua më herët, dyshohet se grupi përdorte linjën e autobusëve të Edonis Thaçit për të transportuar armët e zjarrit.








