AKTUALITET /

Nga sot, apostilimi i dokumenteve bëhet brenda 24 orëve! Çfarë duhet të dini

Dokumentet për legalizim dorëzohen në çdo zyrë poste dhe apostilimi i tyre bëhet brenda 24 orëve.

Shkruar nga Versus

Nga sot, apostilimi i dokumenteve bëhet brenda 24 orëve!

Duke nisur nga sot, legalizimi i dokumenteve/ apostilim, bëhet brenda 24 orëve. Lajmin e bëri me dije Ministria e Jashtme e cila me anë të një postimi në facebook bën me dije se procesi mund të realizohet pas dorëzimit të dokumenteve në çdo zyrë poste brenda territorit shqiptar.

Ministria e Punëve të Jashtme do të përpunojë të gjithë dokumentacionin për apostilim brenda ditës dhe më pas do të shpërndahet nga korrierët e postës.

Apostilimi i dokumenteve është një lloj legalizimi që autoriteti kompetent i një shteti i bën dokumentit publik duke e kthyer dokumentin në të vlefshëm edhe për shtetet e tjera që kanë nënshkruar konventën. Versus.al

Poll