Është zbardhur dëshmia e 83 vjeçarit Agim Shkullaku i cili plagosi me armë zjarri.
I penduar para grupit hetimor, 83 vjeçari është shprehur:
Në momentin që kam plagosur djalin, kam qenë i stresuar pas dhunës që ai ushtroi ndaj meje dhe në ato momente kam humbur kontrollin dhe kam qëlluar mbi djalin tim
Kujtojmë se 47-vjeçari, i biri i 83-vjecarit ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka dhunuar babanë e tij, ndërsa nuk dihet dhe as 83-vjeçari nuk është shprehur më tepër nëse dhuna ndaj tij ka qenë e vazhdueshme.
Ndërkohë i plagosuri ashtu sikurse është raportuar edhe më herët u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Stropckë të Pogradecit







