AKTUALITET /

Ngjarje e rëndë në Himarë, 35-vjeçari mban peng prindërit, ndërhyrja e policisë shmang tragjedinë

Policia e Himarës ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar një ngjarje të rëndë familjare, ku një 35-vjeçar mbajti peng prindërit e tij në banesë nën kërcënimin e një mjeti prerës. Pas negociatave me forcat e rendit, situata u vu nën kontroll, duke shmangur një tragjedi të mundshme dhe duke shpëtuar prindërit pa lëndime.

Shkruar nga Versus

Ngjarje e rëndë në Himarë, 35-vjeçari mban peng

Policia e Himarës ka ndërhyrë për të parandaluar një ngjarje të rëndë familjare, ku një 35-vjeçar kishte mbajtur peng prindërit e tij në banesë nën kërcënimin e një mjeti prerës.

Ngjarja ka ndodhur në Himarë, ku shtetasi Spiro Dhimaleksi, në gjendje të rënduar psikologjike, kishte izoluar në një dhomë prindërit e tij 60 dhe 65 vjeç, duke i kërcënuar me thikë se do t’i vriste.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur negociatat me 35-vjeçarin. Pas më shumë se një ore bisedimesh, një efektiv policie, banor i zonës, ka arritur të komunikojë drejtpërdrejt me të, duke ndikuar në uljen e tensionit.

Në momentin e ndërhyrjes, autori ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës, duke shkaktuar plagë në zonën e barkut. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar dhe duke i hequr mjetin, duke bërë të mundur shpëtimin e prindërve pa lëndime.

Më pas, ai është shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Policisë Himarë dhe më tej në Vlorë, ku ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal dhe është referuar për trajtim në shërbimet psikiatrike.

Prindërit e tij janë marrë në pyetje nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa policia vlerëson se ndërhyrja profesionale ka shmangur një tragjedi të mundshme./Versus.al

Poll