AKTUALITET /

Vdekja e të moshuarit në Bulgarec, policia: U godit me mjete të forta në kokë! Publikohet fotoja e 78 vjeçarit

Sipas policisë, viktima është goditur në kokë me mjete të forta, goditje që i kanë shkaktuar vdekjen. Trupi i të moshuarit, i cili jetonte i vetëm, është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Shkruar nga Versus
Vdekja e të moshuarit në Bulgarec, policia: U godit me mjete të
Pamje nga vendngjarja/ Gëzim Vija

Policia e Korçës ka konfirmuar se vdekja e 78-vjeçarit Gëzim Vija, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec, është një vrasje e qëllimshme.

Sipas policisë, viktima është goditur në kokë me mjete të forta, goditje që i kanë shkaktuar vdekjen. Trupi i të moshuarit, i cili jetonte i vetëm, është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Hetuesit kanë marrë në pyetje të afërmit dhe familjarët e viktimës, të cilët kanë folur për konflikte të mundshme dhe situata të dyshimta brenda familjes.

Policia po heton kryesisht në dy pista:

Vrasje gjatë një tentative vjedhjeje (edhe pse në banesë nuk janë konstatuar gjurmë vjedhjeje apo humbje sendesh me vlerë).

Vrasje për motive të tjera personale.

Në një njoftim paraprak, Policia e Korçës tha se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi të rëndë.

Ndërkohë në media, është publikuar edhe fotoja e 78-vjeçarit.

"Korçë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Bulgarec, Korçë, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, ku jetonte vetëm, shtetasi G.(M). V., rreth 78 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa po ashtu theksohet se po punohet për zbardhjen e këtij krimi mjaft të rëndë. /Versus.al

Tags:

gezim vija

Poll