AKTUALITET /

Një votë, shumë pengesa: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit në Kosovë futet në ngërç institucional

Edhe sot në orën 10:30, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë vazhdimin e seancës së 24-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë, por zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit mbetet e bllokuar për shkak të mungesës së konsensusit ndërmjet grupeve parlamentare.

Shkruar nga Versus

Një votë, shumë pengesa: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

Edhe sot në orën 10:30, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë vazhdimin e seancës së 24-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë, por zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit mbetet e bllokuar për shkak të mungesës së konsensusit ndërmjet grupeve parlamentare.

Albulena Haxhiu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa, është kandidatura zyrtare për kryetare të Kuvendit, por nuk po arrin të sigurojë shumicën prej 61 votash të nevojshme.

Subjektet propozuese këmbëngulin se nuk është e nevojshme një marrëveshje politike për ta përmbyllur këtë proces, ndërsa partitë opozitare – PDK, LDK, AAK dhe NISMA – theksojnë se pa marrëveshje të qartë politike, zgjedhja është e pamundur dhe situata do të vazhdojë të jetë e bllokuar.

Një tjetër pikë përplasjeje është forma e votimit. Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa po kërkojnë që votimi të bëhet i fshehtë, si një mënyrë për të siguruar mbështetje më të gjerë. Kjo kërkesë kundërshtohet fuqishëm nga partitë opozitare, të cilat argumentojnë se seanca ka nisur me votim të hapur dhe duhet të vijojë në të njëjtën mënyrë.

Në këtë situatë, Grupi Parlamentar i AAK-së ka vendosur të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për vlefshmërinë e kërkesës për votim të fshehtë, e cila është depozituar zyrtarisht për shqyrtim.

Ky bllokim institucional e lë Kuvendin në një ngërç funksional, duke shtyrë procesin e konstituimit dhe duke ndikuar në dinamikën politike dhe institucionale të vendit. /Versus.al/

Tags:

kuvend kosove

Poll