AKTUALITET /

'Një zemër që mbajti brenda dhimbjen'/ Humbi 7 anëtarët e familjes gjatë tërmetit të 2019, ndahet nga jeta Albert Cara

Pas 7 vitesh vuajtje dhe dhimbje, sot Cara është shuar pas një arresti kardiak.

Shkruar nga Versus

'Një zemër që mbajti brenda dhimbjen'/ Humbi 7

Më 26 nëntor të vitit 2019 emri i tij u bë i njohur për një tragjedi që tronditi vendin, ndërsa mbi supe mbante peshën e rënde të tragjedisë së 26 nëntorit, kur 7 anëtarë të familjes së tij humbën jetën tragjikisht.

Albert Cara ishte i vetmi në familjen e tij që mbijetoi pas shembjes së banesës së tyre nga lëkundjet e forta të tërmetit në Thumanë.

Pas 7 vitesh vuajtje dhe dhimbje, sot Cara është shuar pas një arresti kardiak.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale i afërmi i tij, Arben Cara, i cili është drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës.

Në postimin e tij, Arbeni shkruan se humbja e familjes së Albert Carës gjatë tërmetit të nëntorit 2019 mbeti një plagë që nuk u shërua kurrë për të.

“Sot u nda nga jeta Albert Cara… një zemër që mbajti brenda dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një njeri. Në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit ai humbi gjithë familjen e tij.

Një plagë që nuk u shërua kurrë. Sot, pas një ataku kardiak, Alberti u largua nga kjo botë për t’u bashkuar me engjëjt e tij në përjetësi.

Dhimbja e tij ishte e madhe, por dashuria për familjen e tij ishte edhe më e madhe. U prehsh në paqe Albert… tani je sërish pranë atyre që i deshe më shumë”, shkruan Arben Cara./ Versus.al

Poll