AKTUALITET /

Kreu i “Shqipëria Bëhet” dhe dy anëtarë të tjerë nën hetim pas përplasjes me policinë përpara Kryeministrisë

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, së bashku me dy anëtarë të tjerë, janë vënë nën hetim nga policia pas një përplasjeje me efektivët përpara zyrës së Kryeministrisë. Ata akuzohen për “Pushtim të tokës”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme” dhe “Prishje të qetësisë publike”.

Shkruar nga Versus
Kreu i “Shqipëria Bëhet” dhe dy anëtarë të
Adriatik Lapaj para Komisariatir nr 1

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj kreut të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, dhe dy anëtarëve të tjerë, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur aktivistët e Lapajt vendosën karrige dhe kartonë poshtë zyrës së Kryeministrisë për të mbrojtur veten nga i ftohti.

Pasi disa efektivë policie prishën “rrethimin”, tensioni u rrit dhe disa persona nisën brohoritjet ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Njëri prej aktivistëve u shoqërua në Komisariatin nr.1, ndërsa të tjerët vijuan protestën jashtë ambienteve të zyrës.

Lapaj dhe mbështetësit e tij kishin qëndruar prej datës 8 dhjetor poshtë Kryeministrisë, duke shprehur pakënaqësi dhe duke tërhequr vëmendjen përmes protestave të vazhdueshme.

Procedimi i nisur nga policia pritet të vazhdojë për hetime të mëtejshme nga Prokuroria./Versus.al

Pamje nga tensionet para kryeministrisë ditën e djeshme:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll