AKTUALITET /

“Nuk e di ku ndodhet Bakiu dhe si është me shëndet”, gruaja e aktivistit të ndaluar në Izrael: Jemi të alarmuar, nuk ka asnjë informacion deri tani për të

Bashëshortja e Baki Goxhaj, aktivisti i ndaluar nga forcat izraelit në flotiljen me ndihma për Gazën, Eriselda Balliu, në një intervistë në media ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të interesohen për fatin e të shoqit

Shkruar nga Versus

“Nuk e di ku ndodhet Bakiu dhe si është me shëndet”,

Prej së hënës, aktivisti shqiptar Baki Goxhaj është ndaluar nga autoritetet izraelite pasi ndodhej në flotiljen humanitare “Sumud”, e cila kishte si qëllim dërgimin e ndihmave për popullsinë palestineze në Gaza.

Prej datës 18 maj kur është njoftuar për ndalimin, familja ende nuk ka marrë informacion se ku ndodhet.

Bashëshortja e Bakiut, Eriselda Balliu, në një intervistë në media ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të interesohen për fatin e tij.

“Nuk e di ku ndodhet Bakiu dhe si është me shëndet”,

Balliu tha se arrestimi është i paligjshëm dhe trajtimi i tyre është abuzim.

“Nuk e di ku ndodhet Bakiu dhe si është ai me shëndet. Ne kemi marrë përgjigje nga Ministria e Jashtme që janë duke u interesuar. Kam komunikuar çdo ditë me ambasadoren, më ka kontaktuar vetë dy ditë edhe sot pak më parë komunikuam. Më shpjegoi që është çështje procedure dhe që akoma nuk kanë një informacion se ku ndodhet Bakiu”, tha Eriselda.

Më pas ajo ka shpjeguar se qëllimi i ndihmave drejt Gazës kanë qenë simbolike.

“Ata nuk mendonin që do e zgjidhnin problematikën ushqimore të Gazës përgjithmonë. Por sigurisht që ato kanë qenë nevojë konfirmim si zemrash të gjithë pjesëmarrësve dhe njerëzve me zemër që kanë kontribuar. Qëllimi normalisht ishte thyerja e bllokadës së paligjshme dhe, ekspozimi i paligjshmërisë, i veprimeve të paligjshme të Izraelit”, u shpreh bashkëshortja e aktivistit shqiptar Baki Goxhaj.

 

 

 

 

 

 

Poll