AKTUALITET /

"Nuk i justifikon", prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar në Katar

Edmond Çaça akuzohet se ka fshehur pasurinë dhe për pasojë i janë sekuestruar: një tokë truall, 2 apartamente dhe 3 sipërfaqe pylli. Gjithashtu janë sekuestruar edhe pasuritë e bashkëshortes së tij.

Shkruar nga Versus

"Nuk i justifikon", prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e pajustifikuara të Edmond Çaçës i cili ka mbajtur më parë postin e ambasadorit të Shqipërisë në Katar. Mësohet se në kuadër të hetimeve ndaj tij të nisura në 2019-ën, janë sekuestruar edhe pasuritë nën emrin e bashkëshortes së tij B.Ç.

Organi i akuzës njofton se në 2025-ën është regjistruar një procedim pasuror ndaj tij dhe bashkëshortes. Hetimet nisën pas një kallëzimi të bërë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për shkak se ndaj tij ishin ngritur dyshime për fshehjen e pasurive të cilat nuk i justifikonte. Hetimet e prokurorisë kanë nxjerrë në pah pasuri që nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash, disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në vlerë të konsiderueshme.

Pasuritë e sekuestruara:

1. Pasuri e paluajtshme, “Truall“, Nr.2/279 në pronësi të E. Ç., e mbyllur, e cila aktualisht vijon në:

a) Pasurinë nr.2/285, vol. 68, fq.71 dhe pasurinë nr 2/286, vol.68, fq. 72, Z.K. 8330.

b. Pasurinë nr 2/371, vol. 61, fq. 153, Z.K. 8330.

Pjesa takuese e shtetases B.C. është 10/33 e pasurisë truall, me siperfaqe 8250 m2;

2.  Pasuri e paluajtshme, apartament, nr.146/46+1-34, vol. 54, fq. 194, ZK 3292, me sipërfaqe 65.5 m2, në pronësi të shtetasit E.Ç;

3.  Pasuri e paluajtshme "Pyll", Nr. 182/11, vol. 7, fq. 20, ZK 2380, me sipërfaqe 500 m2, në pronësi të shtetasit E.Ç;

4. Pasuri e paluajtshme "Pyll", Nr. 182/20, vol. 6, fq. 232, ZK 2380, me sipërfaqe 300 m2, në pronësi të shtetasit E.Ç;

5. Pasuri e paluajtshme "Pyll" me sipërfaqe 10.000 m2 dhe e kufizuar në favor të E.Ç. dhe B. C. sipas Kontratës së Shitjes së Pasurisë së Paluajtshme me Rezervë me Kalim Pronësie Nr. 4094 Rep, Nr. 978 Kol datë 09.08.2020, me referencën nr. 3829; dhe

6. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, nr 1/51+3-19, e zones kadastrale 2364 me siperfaqe 52.63 m2;

7. Llogari ndihmese interesi në “Credins Bank”, gjendje kreditore 90.093,76 euro, në emër të shtetases B.C.

Çaça e ushtroi detyrën e ambasadorit në Katar nga tetori i 2013-ës e deri në nëntor të 2017-ës kur edhe u lirua nga detyra me urdhër të presidentit Ilir Meta. Versus.al

Poll