
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bilisht, ku një 59-vjeçar humbi jetën gjatë një trajtimi dentar.
Sipas raportimeve, viktima kishte shkuar në klinikë së bashku me dy djemtë, një kushëri dhe një tjetër të afërt të familjes.
Pas një mbushjeje në dhëmballë, ai është ndjerë keq dhe ka përsëritur disa herë fjalët: “Nuk jam mirë”.
Gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi dhe, sipas dyshimeve paraprake, shkak i vdekjes mund të ketë qenë një infarkt.
Deri tani nuk është konstatuar ndonjë shkelje nga ana e mjekut stomatolog, ndërsa pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes.
Ndërkohë, dentisti 36-vjeçar është marrë në pyetje nga policia e Devollit./Versus.al







