AKTUALITET /

Nuredin Dumani tregon në gjyq se, si i kërkuan të vriste nënën e Ervis Dedës

Shkruar nga Versus

Nuredin Dumani tregon në gjyq se, si i kërkuan të vriste

I penduari i drejtësisë risolli edhe njëherë para gjykatës ngjarjet kriminale ku është përfshirë duke nisur nga eliminimi i Fatmira Dedës një nënë në kërkonte drejtësi.

M'u lutën për vrasjen e Fatmira Dedës kujtoi i penduari duke akuzuar Festim Qolin, i cili po shqetësohej nga gruaja sepse ajo kërkonte nga drejtësia gjetjen e autorëve që i vranë të birin Ervisin. Për ta vrarë nënën, Dumanit ju premtuan 40 mijë euro, i cili tha se gjeti  si ndihmës Talo Celën.

Ky i fundit megjithëse vlerësoi se krimi kushtonte më tepër  vendosi ta mbyllë porosinë me parashikimin se do ju duheshin për punët e tjera.

Me një përshkrim të detajuar ky ekspozohet forca brutale e grupit, dhuna dhe nga ana tjetër qytetarët që përpëliteshin nën sulmet e armatosura, Nuredin Dumani nxori nga kujtesa rolin e secilit. Për Festim Qolin u shpreh se do ti njoftonte përmes fjalës kuçe ‘erdha’, sapo të konstatohej se gruaja po afrohej me automjetin e saj .

‘Talo e qëlloi me thikë që mos të ngjante si vrasje me pagesë por të dukej si grabitje’. Gruaja bërtiti derisa sa dha shpirt. Njësoj kishte bërtitur edhe kambisti që u sulmua me leva nga Ilirian Feci, Talo Çela  dhe Gentian Sharra.

‘Një moment Talo e qëlloi në fytyrë dhe ai ra përtokë , nuk foli vetëm rënkoi’ kujtoi Dumani për 60-vjeçarin. Anëtarët e grupit u përshkruan njësoj të dhunshëm edhe për grabitjen e një kasaforte në Vilëbashtovë, dhe për episode të kryera ndër vite prej të akuzuarve.

Gjatë dëshmisë i penduari u ndërpre nga ish shokët e grupit të cilët janë para drejtësisë sipas      dosjes së pagëzuar Plumbi i artë, i cili për llogari të drejtësisë qëlloi 18 persona.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: