AKTUALITET /

Organizoi transportin e 7 emigrantëve të paligjshëm që vdiqën në Këlcyrë, kapet 24 vjeçari (EMRI)

Ka përfunduar arratia 3 mujore e 24 vjeçarit Stilvjano Ndou i cili ishte shpallur në kërkim i dyshuar si organizator i transportit të emigrantëve të paligjshëm.

Shkruar nga B.V
Organizoi transportin e 7 emigrantëve të paligjshëm që
Makina me të cilën udhëtonin emigrantët doli nga rruga dhe përfundoi në brigjet e Vjosës

Shkodër- Është arrestuar ditën e sotme, Stilvjano Ndou, personi që akuzohet si organizator i transportimit të 7 emigrantëve të paligjshëm që vdiqën në një aksident në Këlcyrë në 2 prill të këtij viti.

Ndou tentoi të largohej me motor nga policia, por u kap pas një ndjekje të shkurtër. 

Më herët janë arrestuar dy bashkëpunëtorët e të riut, konkretisht A.Gj dhe R.D të cilët merreshin gjithashtu me transportin e emigrantëve të paligjshëm që vinin nga vendet e treta.

Në aksidentin e ndodhur më 2 prill, emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika ndërruan jetë pasi makina me të cilën po transportoheshin, doli nga rruga Përmet-Këlcyrë dhe përfundoi në brigjet e lumit Vjosa. Si pasojë e aksidentit, vdiq edhe i transportuesi shqiptar E.B, nga Shkodra. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: