
Kur vetëm pak orë na ndajnë nga protesta e paralajmëruar e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ministri i Drejtësisë, Igor Filkov ka deklaruar se nuk ka provim në gjuhën shqipe.
Sipas tij, kjo është një çështje e mbyllur dhe nuk ka vend për komente shtesë.
“Mendoj se ajo çështje është mbyllur. Provimi i jurisprudencës është provim profesional, nuk është proces administrativ. Nuk kemi më për çfarë të komentojmë”, deklaroi Filkov.
Më tej nënvizoi se qeveria aktuale maqedonase nuk do të lejojë interpretime të ligjeve apo Kushtetutës.
“Ka përfunduar koha e interpretimeve politike ditore. Koha kur Kushtetuta dhe ligjet interpretoheshin sipas nevojave politike ditore… ka përfunduar me largimin e LSDM-së dhe BDI-së nga pushteti. Kjo Qeveri nuk ka ndërmend ta vazhdojë praktikën e relativizmit juridik”- shtoi ministri. Versus.al

