
Detaje të reja kanë dal në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në në rrugën “Ilia Shyti”, te Kodra e Priftit, në Tiranë, ku 74 vjeçari Hekuran Gjoni vrau të birin e tij Asim Gjoni, 37 vjeç.
E gjithë ngjarja ka nisur pas një konflikti të çastit mes 74 vjeçarit dhe djalit të tij për motive të dobëta ku më pas 74 vjeçari ka marrë thikën dhe ka goditur të birin, i cili ndërroi jetë në spital.
Autori është shoqëruar në komisariat ku dhe po merret në pyetje. Sipas të dhënave të para dyshohet se të dy kanë qenë të dehur në momentin kur dhe ka nisur konflikti, ndërsa prezent kanë qenë edhe familjarë të tjerë.
Në dëshmitë e dhëna nga familjarët thuhet se mes të atit dhe të birit nuk ka pasur më parë konflikte. Nuk dihet akoma se në çastin që ka ndodhur vrasja ka pasur familjarë të tjerë, por kanë qenë këto të fundit dhe spitali që kanë njoftuar policinë për ngjarjen./Versus.al







