Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasdites e sotme në rrugën “Ilia Shyti”, te Kodra e Priftit, në Tiranë. Shtetasi Hekuran Gjoni 74 vjeç ka goditur me thikë djali e tij shtetasin Asim Gjoni, 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autorin në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Sipas burimeve për media dyshohet se të dy babë e bir kanë qenë të dehur, teksa në polici i moshuari ka pranuar se ka vrarë të birin.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Versus.al







