Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën e Abrit pasditen e kësaj të enjte, në zonën e mbikalimit midis dy lagjeve në Bulqizë, pjesë e segmentit të rrugës Arbrit.
Një mjet tip “Touran” është përplasur me kollonën e urës. Sipas dyshimeve paraprake shoferi 29-vjeçar i identifikuar si Leonard Qoku ka humbur kontrollin e drejtimit.
Në makinë ndodhej vetëm Qoku, i cili ndodhet në spitalin e Bulqizës në gjendje të rëndë shëndetësore. /Versus.al/







