AKTUALITET /

Situata kritike e zjarreve në Delvinë, nënkryetari i Bashkisë dhe disa banorë të tjerë evakuohen në spital pas asfiksisë nga tymi

Filip Xuxi, nënkryetari i Bashkisë Delvinë, u dërgua urgjentisht në spital për ndihmë mjekësore, pasi kishte vështirësi në frymëmarrje.

Shkruar nga Versus

Situata kritike e zjarreve në Delvinë, nënkryetari i

Situata mbetet kritike për shkak të zjarreve që kanë përfshirë Delvinën, ku disa banorë janë asfiksuar nga tymi.

Mes të evakuuarve ndodhet edhe Filip Xuxi, nënkryetari i Bashkisë Delvinë, i cili u dërgua urgjentisht në spital për ndihmë mjekësore, pasi kishte vështirësi në frymëmarrje.

Disa banesa janë shkatërruar nga flakët, ndërsa shumë të tjera rrezikohen pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve për të neutralizuar zjarret.

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë urdhër për evakuimin e banorëve, ndërkohë që situata mbikëqyret nga ajri me dy helikopterë dhe nga toka me qindra forca të ushtrisë, Policisë së Shtetit, vullnetarë dhe banorë lokalë, njoftoi ministri Pirro Vengu.

Situata u qetësua pjesërisht gjatë natës, por mëngjesin e sotëm flakët janë përhapur sërish, duke vënë në rrezik jetën dhe pronat e banorëve./Versus.al

Poll